Bota Homazhet për Colin Powell bëjnë bashkë ish-presidentët, mungojnë republikanët

Homazhet për Colin Powell bëjnë bashkë ish-presidentët, mungojnë republikanët

Uashingtoni nderoi dje memorien e një prej shërbyesëve të tij më të njohur, ish-sekretarin e Shtetit Colin Powell, që ndërroi jetë në 18 tetor për shkak të pasojave të koronavirusit dhe disa sëmundjeve të ndryshme.

I pari afro amerikan që arriti në majën e ushtrisë amerikane, dhe i pari në krye të Departamentit të Shtetit, Powell ishte një nga personat më të afërt e presidentit George W. Bush.

Por përtej ish-presidentit dhe Condoleeza Rice që e zëvendësoi në funksion, asnjë eksponent i lartë i Partisë Republikane ndodhej në ceremoninë mortore të ditës së djeshme, në kryeqytetin amerikan, duke treguar përçarjen që ekziston në atë parti.

Ishin të pranishëm ndërkohë presidenti Joe Biden si dhe dy paraardhës, Barack Obama dhe pikërisht miku George W. Bush.