Politika Zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi u bashkua me Berishën? Basha: Sajesa të...

Zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi u bashkua me Berishën? Basha: Sajesa të fabrikuara për interesa personale

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të shtunë grupin e punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Basha mohoi që të ketë udhëzuar për garën në forum sepse drejtuesi aktual i saj, Belind Këlliçi, i është bashkuar foltoreve të Sali Berishës.

“Nuk është aspak e vërtetë, kjo është sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë, nën drejtimin tim, FRPD ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtar një votë për kryetarin. Prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me parimin një anëtar një votë, të rinjtë dhe të reja do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë edhe kryetarin. Kemi shumë sfida përpara po asgjë nuk mund të pengojë PD që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është një anëtar, një votë”, tha Basha.

Po ashtu Basha njoftoi se sa i përket Vettingut të politikanëve, javën e ardhshme do të përparohet që në të të përfshihet në kuadrin ligjor anti-mafia edhe nene kundër oligarkisë.

“Javën e ardhshme do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh për të fshirë në kuadrin ligjor anti-Mafia edhe nene kundër oligarkisë”, njoftoi Basha.