Horoskopi Horoskopi, e diel 27 janar 2019

Horoskopi, e diel 27 janar 2019

Horoskopi, e diel 27 janar 2019

DASHI

Me Hënën që e lë pas pozicionin e saj në opozitë, dita do të jetë më e mirë. Nga natyra jeni shumë kokëfortë, nëse ka ndonjë problem ju bëni gjithçka për ta zgjidhur atë. Këshilla është që të mos sforcoheni aq shumë, ndonjëherë zgjidhjet janë të ndryshme. Marsi, Jupiteri dhe Venusi janë të favorshëm dhe është e përshtatshme të hapeni për horizonte të reja, ekziston mundësia e gjetjes së një emocioni që në muajt e fundit ishte i mbuluar. Mos i nënvlerësoni historitë e dashurisë, dikush mund të ketë dy njerëz në zemër, është e këshillueshme që të shmangni konfuzionin.

DEMI

Zakonisht jeni të sinqertë dhe përballeni me çdo gjë dhe këdo me gjoks, por kësaj here është e preferueshme të shmangni polemikat, sepse një situatë është pothuajse e pakontrollueshme, ose nëse thoni shumë, rrezikoni të mbeteni keq. Këshilla është që të shmangni konfliktet në këtë ditë të diel. Kushtojini vëmendje anës fizike, prej disa kohësh ju keni ndjerë disa shqetësime: fyti dhe ushqyerja janë thembrat e Akilit.

BINJAKËT

Është një ditë që i paraprin një fundmuaji ku vihet re një rritje e kontrasteve. Dashuritë e jetuara në distancë janë në rrezik. Kujdes nëse jeni kapur në dy histori dhe zemra juaj nuk është e qartë. Ju jeni larg nga një person dhe distancat rriten, ndonjëherë ju ndiheni të largët me njëri-tjetrin, edhe nëse jetoni së bashku. Këshilla e vetme e ditës është t’i kushtoni vëmendje maksimale.

GAFORRJA

Qëndroni larg konflikteve që çojnë në kriza të pashmangshme, edhe nëse duket se qëndrimi në disa situata, është si buka juaj e përditshme. Hëna e favorshme ju thotë që të jeni më të sinqertë me të tjerët. Ju keni forcë të madhe dhe në shkurt yjet do të jenë edhe më shumë në anën tuaj, një muaj në të cilin, megjithatë, do të duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme dhe ndonjëherë të rënda. Nëse dikush dëshiron që ju të bëni gjëra ose nëse presin një përgjigje të qartë, tani është koha për ta vënë atë në vijë dhe për të mbyllur situatën nëse ju shqetëson shumë. Zgjedhje të reja në punë në mes të marsit dhe prillit.

LUANI

Është një ditë mjaft e keqe, e rëndë, me shqetësime dhe e paqëndrueshme, për dikë edhe larg realitetit. Tani, ju ndjeni nevojën për të pasur konfirmim dhe për këtë keni nevojë për një dozë të mirë realizmi. Por qielli është i favorshëm për dashurinë, kështu që ata që kanë një histori duhet ta shfrytëzojnë atë, kush është vetëm duhet të jetë paksa më kërkues. 2019 është një vit i rëndësishëm për shenjën tuaj, fundi i këtij muaji do të jetë shumë i favorshëm.

VIRGJËRESHA

Ju jeni mosbesues dhe prandaj jeni të kujdesshëm. Nëse një histori ka pasur një epilog të keq, ju luftoni për t’u kthyer në lojë, gjithmonë jetoni me frikë. Shkurti është muaji ku në vend të kësaj duhet të provoni, duke patur besim. Nëse e doni një person, muaji i ardhshëm do të gjejë një pasion që nuk mund të demonstrohej në janar, ju duhet të keni vullnet të mirë. Kujdes situatën ekonomike, ka pasur probleme që duhet të zgjidhni.

PESHORJA

Në këtë ditë duhet të jeni më bujarë dhe të disponueshëm për të tjerët. Ju keni qëndruar larg nga polemikat, por duhet të dilni nga guaska dhe të reagoni. Detyra të reja mund të sjellin ngazëllim, por edhe dyshime, ndërsa ju tentoni të mëshiroheni. Këshilla është që të mos shkoni gjithnjë në kundërshtim me dashurinë, kjo është e lodhshme, prandaj është më mirë të kërkoni kompromis. Marrëdhëniet që nuk funksionojnë duhet të mbyllen në shkurt.

AKREPI

Është dita e duhur për të përqafuar një person që ju pëlqen, për të planifikuar një projekt dhe ndoshta edhe një pushim të vogël: ju duhet të veproni në liri, diçka që e keni humbur pak. Hëna është në shenjën tuaj dhe tregon nevojën për të jetuar marrëdhënie paqësore, por jo të mjaftueshme për t’ju çlodhur, duke pasur parasysh praninë e disa problemeve të parave dhe të punës. Veproni me kujdes në javët e ardhshme.

SHIGJETARI

Marsi, Mërkuri, Jupiteri dhe Venusi janë të favorshëm dhe po shkoni drejt një fundi të rëndësishëm të janarit. Marrëdhëniet e punës dhe dashurisë të lindura në këtë muaj po ecin mirë. Nëse doni të merrni një revansh me një rezultat të kënaqshëm, është më mirë të përballeni me të tjerët. Mërzitja është e keqe, më mirë të bëni diçka që nuk ju pëlqen, se sa të mos bëni asgjë. Ju keni shumë muaj përpara për të kryer gjëra interesante.

BRICJAPI

Në fund të kësaj dite ju do të hiqni qafe një barrë që ju ka shtypur në ditët e fundit. Në këtë fazë është e rëndësishme të kontrolloni disa raporte dhe të shkarkoni disa përgjegjësi që keni marrë, por që nuk janë tuajat. Hapësirë për ndjenjat, kjo e diel promovon takime dhe parashikon një shkurt të zbulimeve të reja.

UJORI

Është e rëndësishme që ju të jeni në gjendje të optimizoni energjinë tuaj, përndryshe mund të mbërrini të shteruar në mbrëmje, duke kompromentuar kthjelltësinë dhe kështu, duke vepruar gabim. Është një situatë që nuk ushqen pasione të mëdha, por mund të provokojë mjedisin rrethues. Kujdes nga marrëdhëniet me të tjerët, mos i kushtoni shumë peshë një vonese, pasojë e kaosit që po krijoni prej shumë gjërave, me të cilat po merreni.

PESHQIT

Ndoshta jo për shkakun tuaj, ka pasur shumë konfuzion në sferën e ndjenjave dhe kjo ju shqetëson. Një histori e gjatë ka hyrë në krizë dhe është e lehtë të kuptohet nëse nuk keni faj. Disa ndryshime i keni kërkuar edhe për ‘hakmarrje’ kundër atyre që nuk kanë qenë pozitivë me ju. Nuk ka gjithmonë mëri, ndoshta është puna që krijon distancë. Muaji i shkurtit duhet të jetë në lidhje me rimëkëmbjen, duhet të analizoni se çfarë duhet të bëni, ndoshta edhe të hiqni dorë, nëse ndonjë gjë tjetër është e mundur. Është një ditë ku duhet të analizoni situatën.