Horoskopi Horoskopi, e premte 7 korrik 2017

Horoskopi, e premte 7 korrik 2017

Dashi 

Duhet të tregoheni më të sinqertë me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite nëse doni që emocionet të jenë edhe më të mëdha më vonë. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë duhet të luani me sharmin dhe aftësinë tuaj joshëse. Pritet të keni fat në dashuri. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni kuturu sepse do keni probleme shumë të mëdha. Tregohuni më largpamës.

Demi 

Nëse kohët e fundit jeni përballur me vështirësi dhe debate të forta në jetën sentimentale, sot ka ardhur koha t’i zgjidhni ato dhe të qetësoheni. Ai që keni në krah do kërkojë falje për gabimet që ka bërë. Beqarët do kenë takime joshëse, por nuk do ndihen të sigurtë për të filluar menjëherë një lidhje. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për përmirësimet e financave.

Binjakët

Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni në qendër të vëmendjes dhe partneri/ja të qëndrojë gjithë kohës me ju sepse nuk do iu plotësohen dëshirat. Çdo gjë e ka një kufi, mos e tejkaloni atë. Beqarët ka mundësi të fillojnë një aventureë shumë të bukur dashurie. Për financat do jeni paksa të shqetësuar, nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Gaforrja

Edhe pse partneri/ja është shumë kokëfortë, sot do arrini të rivendosni bashkëpunimin në çift. Do tregoheni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm me atë që keni në krah. Nëse zemra juaj është ende e lirë mundësitë për të gjetur personin e duhur do jenë të pakta kështu që qëndroni me miqtë. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Luani

Ditë e shkëlqyer për të dashuruarit. Momentet e lumtura do jenë të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do ua ndriçojë rrugën dhe do iu nxitë të tregoheni të kujdesshëm.

Virgjëresha

Ata që janë në çift do e adhurojnë personin që kanë në krah dhe do ndihen të gatshëm të bëjnë çdo lloj sakrifice për të qëndruar gjithë kohës me të. Beqarët do takojnë shumë persona që do iu ngjajnë me atë që kanë ëndërruar, por në të vërtetë nuk do jenë të njëjtë. Kujdes me hapat që do hidhni. Në planin financiar do iu duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Peshorja

Do ndiheni mirë sot pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni debate të forta. Të dy do tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm se disa ditë më parë. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen të plotësuar në këtë plan. Në planin financiar do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë.

Akrepi

Sot duhet të merrni në dorën fatin e jetës suaj në çift dhe duhet ta përforconi lidhjen që keni krijuar. Partneri/ja do bëjë të njëjtën gjë dhe gjithçka do shkojë më së miri. Beqarët do kenë shumë mundësi të gjejnë personin ideal. Shumë shpejt ata nuk do ndihen me vetëm. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të tejskajshme.

Shigjetari

Asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta sentimentale e çifteve sot, prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u tregoni impulsivë dhe të paduruar. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do e gjejnë atë që kanë ëndërruar gjithë kohës. Financat nuk do jenë të mira dhe kjo do jetë një shqetësim për ju.

Bricjapi

Do grindeni kot së koti me partnerin/en tuaj sot dhe dita do jetë e paqëndrueshme. Mos i kaloni limitet sepse do futeni në një tunel të errët. Beqarët edhe pse do kenë mundësi të shumta për takime nuk duhet të bëjnë asnjë çmenduri. Në planin financiar duhet të merrni masa sepse përndryshe nuk keni për t’ia dalë mbanë.

Ujori

Ndjenjat për partnerin/en do jenë edhe më të thella sot. Do dashuroheni në pafundësi dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Edhe beqarët nga ana tjetër do kenë dashuri me shikim të parë, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin me te vogël.

Peshqit

Do jeni më të dëshirueshëm se kurrë sot na partneri/ja juaj dhe do kaloni momente të paharrueshme pranë tij. Dita do jetë si një ëndërr e mrekullueshme. Beqarët nga ana tjetër do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë shpejt atë që kanë dëshiruar. Për shkak të shpenzimeve të mëdha, situata financiare nuk do jetë shumë e qëndrueshme.