Bota Humbi nënën nga koronavirusi, apeli i vajzës për njerëzit që mblidhen në...

Humbi nënën nga koronavirusi, apeli i vajzës për njerëzit që mblidhen në grupe

“Nëna ime nuk ishte vetëm një statistikë”. Kështu është shprehur e bija një 82-vjeçareje nga Irlanda e Veriut, e cila humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Me anë të një reagimi në medien sociale, Doberty Burke falënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj të ëmës dhe u bëri thirrje të gjithëve të ndalonin së mbledhuri në turma të mëdha.

“Për të gjithë ju që mblidheni në grupe të mëdha, zgjohuni! Sa egoist mund të jesh? Tani ne nuk do të shohim më mamanë, duke festuar jetën e saj. Ne nuk do ta kemi atë mundësi në këtë moment por do të vijë ajo ditë dhe ne do të festojmë jetën e mamasë time. Ne nuk mund të ishim në krah të saj kur ajo u nda nga jeta,  nuk do ta shohim atë në arkivol, nuk do t’i japin dot puthjen e fundit”,, tha ajo.

Nëna e Doherty, Ruth Burke ishte 82 vjeç dhe është personi i katërt që humbi jetën si pasojë e virusit në Irlandën Veriore. Rastet në Irlandën Veriore arritën në 172 , me pesë persona që kanë humbur jetën.

Më shumë se 551.800 persona janë infektuar globalisht dhe rreth 25,042 kanë humbur jetën, sipas raportimeve të fundit.