Sport Humbje e madhe për tenisin, tërhiqet Federer, një nga më të mëdhenjtë...

Humbje e madhe për tenisin, tërhiqet Federer, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave

Bota e tenisit humbet një lojtar të madh dhe që këtij sporti i dhuroi emocione të mëdha, si dhe ndihmoi edhe në përhapjen e tij në mbarë botën. Fjala është për Roger Federer, i cili në moshën 41-vjeçari vendos të tërhiqet nga tenisi.

Një karrierë e mbushur me suksese dhe trofe, teksa zviceriani numëron plot 20 trofe Grand Slam duke u renditur i treti me më shumë tituj në histori vetëm pas Novak Djokovic (21) dhe Rafael Nadal (22).

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Federer shpjegon edhe të gjitha arsyet që e dërguan tek ky vendim, ku sigurisht një rol vendimtar patën shqetësimet fizike të tre viteve të fundit.

“Padyshim dhurata më e madh që më ka dhënë tenisi është njerëzit të cilët kamë njohur përgjatë këtij rrugëtimi; Shokët, bashkëpunëtorët dhe patjetër tifozët. Siç e dini, tre vitet e fundit kanë qenë tejet sfiduese prej problemeve fizike, të cilët më kanë detyruar edhe të operohem. Kam punuar shumë që të rikthehesha konkurrues, por i njoh mirë limitet e trupit tim.

Dhe, mesazhet kanë qenë të qarta. Tashmë jam 41-vjeç dhe kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje përgjatë 24-viteve. Tenisi më ka trajtuar shumë herë më mirë seç e kam menduar ndonjëherë dhe tashmë duhet ta kuptoj se ka ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës. Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë impenjimi i fundit. Sigurisht, do të luaj tenis, por jo në turne Grand Slam”, përfundon Federer.