Aktualitet I dënuar për trafik droge në Itali, 49-vjeçari arrestohet në Durrës

I dënuar për trafik droge në Itali, 49-vjeçari arrestohet në Durrës

Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Shtetasi me iniciale F.T., banues në Gjepalaj, është dënuar në shtetin fqinj për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.