Aktualitet “I hëngri ujku”, 6 në pranga për kultivim kanabisi

“I hëngri ujku”, 6 në pranga për kultivim kanabisi

A ka rënë ujku ? A hëngri ndonjë dele? Kështu e quanin policinë të arrestuarit e aksionit “ndëshkimi dy” , në bisedat telefonike me njëri tjetrin, sa herë që uniformat blu patrullonin në zonë.

Të arrestuarit, Taulant Veli Kotorri, Ibrahim Sami Doku, Aldrin Xhevahir Doku, Besnik Bashkim Doku, Sokol Avdi Doku dhe shtetasi Erald Xhemali Doku, do të përballen të hënën me akuzën e kultivimit të drogës, në fshatin Barkanesh.

Dy nga të prangosurit, mes tyre edhe Sokol Doku janë efektivë të burgjeve . Të gjithë të dyshuarit kishin gjetur një mënyrë ndryshe të mbjelljes së kanabisit, në malet e Barkaneshit, ku kishin mbjellë drogë në sasi të vogla, por në dhjetëra parcela, me nga pesë e dhjetë rënë secila parcelë.

“Në telefon ata flisnin në mënyrë të koduar”, thotë Prokuroria e Krujës, shpesh duke e quajtur hashashin bar dhe dele dhe shpesh policinë si ujk.