Kuriozitete I ndërtuar në shekullin XII, fshati i zhytur nën ujë mund të...

I ndërtuar në shekullin XII, fshati i zhytur nën ujë mund të rishohë dritën e diellit

Një fshat italian i shekullit XII, i zhytur i gjithi nën ujë për më shumë se 25 vite, mund të rishohë shpejt dritën e diellit. Fshati i quajtur “Fabbriche di Careggine”, në Toskanë, është përmbytur për herë të parë në vitin 1946, për shkak të ndërtimit të një dige. Por që prej vitit 1994, diga nuk është zbrazur më kurrë.

Banorët e fshatit fantazmë u spostuan në një vend tjetër. Por, edhe pse ndodhet nën 34 milionë metra kub ujë, ndërtesat e fshatit të braktisur janë ende të paprekuara. Mes tyre, shtëpi të ndërtuara me gurë, një varr dhe një kishë, e quajtur e “Shën Teodorit”, të cilat ridalin në sipërfaqe vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje.

Sipas autoriteteve lokale të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm 4 herë, në vitin 1958, 1974, 1983 dhe 1994. Politikanë vendas janë përpjekur prej vitesh që të thajnë liqenin dhe të rikthejnë në dritë fshatin. Në një postim në Facebook, Lorenza Giorgi, e bija e ish-Kryebashkiakut Ilio Domenico Giorgi, tha se liqeni, i cili shërben si rezervuar uji në rast zjarresh, mund të thahet vitin e ardhshëm.

“Burime të besueshme thonë se liqeni mund të thahet vitin e ardhshëm”, shkroi ajo. “Herën e fundit u tha kur babai im ishte kryetar bashkie në vitin 1994. Për të parë fshatin mirëpritëm mbi 1 milionë banorë”.