Sport Ibra-Inter, 8 vite më vonë kundër në derbi. Mes gjestit fyes dhe...

Ibra-Inter, 8 vite më vonë kundër në derbi. Mes gjestit fyes dhe golit si “ish”

Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në Itali, në Milano, e bën derbin e Madoninës edhe më tërheqës. Të dielën në mbrëmje suedezi do të takohet me Interin, 8 vite pas eksperiencës së fundit atje, duke ringjallur një rivalitet që është gjithnjë shumë i ndezur me tifozët zikaltër. Shenjat e para të forta të “ftohjes” me mbështetësit e Interit erdhën në vitin 2009, kur në një ndeshje kampionati kundër Lazio, vendimtare për fitimin e titullit, suedezi shënoi, pasi mori disa fishkëllima. Këtu e shkarkoi gjithë zemërimin e tij me gishtin mbi hundë si për ta heshtur pjesën e stadiumit, ku ishin kontestuesit më të zellshëm të tij. Më pas, me të njëjtën dorë, dhe tjetrën, bëri një gjest ofendues, duke iu treguar tifozëve të vet organet gjenitale.

Ky ishte vetëm preludi i lamtumirës së kampionit nga Malmo, i shitur verën në vijim te Barcelona, ku do të eliminohej në gjysmëfinalen e Champions-it nga ish-shokët e tij të skuadrës. Në Katalonjë, Ibra do të luante vetëm një vit, për t’u rikthyer në Serie A, në klubin që interistave ndoshta do t’ju pëlqente më pak, te Milani. Nga viti 2010 deri më 2012, me fanellën kuqezi, ai luajti 4 derbe dhe shënoi 4 gola ndaj ish-skuadrës së tij të vjetër, para transferimit te PSG.

Goli i parë i shënuar ndaj zikaltërve arriti më 14 nëntor 2010, në një ndeshje Inter-Milan, që përfundoi 0-1, falë penalltisë së shkaktuar nga faulli i rivalit të tij të madh, Marco Materazzi. Pastaj, “vula” në Superkupën Italiane, në fitoren 2-1 me të cilën “Djalli” triumfoi në Pekin, më 6 gusht 2011, kur ngriti trofeun. Me atë rast, Ibrahimovic e shënoi emrin në tabelën e rezultatit me Kevin-Prince Boateng, në përgjigje të avantazhit momental të Sneijder. Më në fund, një parantezë në Inter-Milan 4-2, e 6 majit 2012, si një përballje me Julio Cesar në momentin e penalltisë, e goditur dhe realizuar me sukses nga Zlatan.

Portieri brazilian mundohet të provokojë e shpërqendrojë ish-partnerin, i cili ruan nervat e tij të forta dhe nuk gabon. Derbi tjetër, që luhet nga Ibrahimovic me uniformën kuqezi është Milan-Inter i 15 janarit 2012, përfundoi 0-1. Pritshmëritë për përplasjen e madhe të së dielës rriten më shumë prej tij, sepse Ibra jetoi në një mënyrë indiferente ndaj popullit zikaltër. Në “San Siro”, Ibra rigjen një tjetër të kaluar, por që në karrierën e tij peshon më pak se ajo kuqezi, ku është kthyer merkaton e dimrit.