Në verë ishte një nga transferimet më të përfolura, edhe pse nuk do të merrte formë përfundimtare. Në pak muaj, megjithatë, filmi i parë tashmë, deri në gushtin e kaluar, mund të përsëritë veten. Sepse Mauro Icardi, sipas asaj që raporton “Repubblica”, do të dëshironte një të ardhme me fanellën e Juventusit. Jo se sulmuesi argjentinas nuk po ndihet mirë në Paris. Që nga vajtja te PSG, ai ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje.
Të mërkurën, kundër Saint-Etienne, në “Coupe de la Ligue”, ish-kapiteni i Interit shënoi një “hat-trick”, dha një asist dhe bëri 4 goditje në portën kundërshtare. Vetëm 13 topa të prekur dhe 6 pasime totale. Të thuash cinik, është fare pak për të. Pas lojës së shkëlqyer, ai foli për të ardhmen: “Është e vërtetë që ndihem mirë në Paris, por nuk kemi folur ende për asgjë. Janë akoma 4-5 muaj, para fundit të sezonit dhe huazimit këtu. Nëse mundem të qëndroj, do të isha i lumtur”.
Deklarata në gjysmë të realitetit dhe fasadës, sepse, nëse është e vërtetë që Icardi ndihet në rregull brenda dhe jashtë fushës në Paris, dëshira për t’u rikthyer në familje, për të jetuar në Milano, mbetet e fortë. Topi për të ardhmen, gjithashtu, nuk duket se i përket PSG-së, por vetë lojtarit. Është e vërtetë që klubi parizien ka një të drejtë blerjeje prej 70 milionë eurosh, por argjentinasi ka të drejtën e vetos. Dhe për Juventusin, ai mund ta përdorte atë.
Tashmë, midis pranverës dhe verës së vitit 2019, bardhezinjtë kanë provuar ta marrin Icardi, mes thashethemeve për një shkëmbim kokë më kokë me Dybala dhe shitjes së Higuain. Përfundimisht, ky i fundit mbeti në Torino dhe rilindi me Sarrin, por mosha e “Pipita” po përparon. Ai do të jetë 33 vjeç, ndërsa Ronaldo shkon drejt të 35-tit. Me pak fjalë, Icardi mund të jetë një opsion për të rinovuar sulmin bardhezi.
Pengesa më e madhe, megjithatë, mbetet qartësisht Interi. Kartoni i lojtarit është pronë e zikaltërve dhe, nëse dëshiron, Juventusi do të duhet të ulet në tryezë me Interin. Drejtuesit zikaltër mund të mos jetë gati ta lënë lojtarin të shkojë në Torino. Ata mund dhe duhet t’iu rezistojnë lojërave mediatike të Wanda Nara, e cila e sheh të ardhmen e burrit të saj në “Allianz Stadium”.