Aktualitet Inceneratorët, kryebashkiaku i Fierit thërritet në SPAK

Inceneratorët, kryebashkiaku i Fierit thërritet në SPAK

Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është thërritur në SPAK për të dhënë shpjegime për procedurën e ndjekur për dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.

Për këtë impiant, dhe atë të Tiranës, SPAK ka njoftuar se po kryen hetime, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për inceneratorin e Elbasanit.

Për këtë çështje, SPAK ka shpallur në kërkim edhe administratorët e kompanive fituese të koncesionit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.