Politika Integrimi/ Ngjela: RMV do shpërbëhet dhe kjo do jetë në favor të...

Integrimi/ Ngjela: RMV do shpërbëhet dhe kjo do jetë në favor të Shqipërisë, por do kemi dhe një krizë greke për Epirin…

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të shpërbëhet dhe me këtë lëvizje, do të përfitojë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.

Duke komentuar veton që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut duke bllokuar integrimin në BE, Ngjela tha në emisionin “Pikat mbi i”, se plani është shpërbërja dhe kalimi i një pjese bullgarëve.

Ndërkohë Artur Zheji mendon se Shqipëria ka humbur disa trena të rëndësishëm në rrugën drejt BE. Zheji gjykon se vonesa e Shqipërisë për t’u bashkuar BE, nuk është vetëm vetoja e Bullgarisë ndaj RMV, por dhe lufta kundër korrupsionit në vendin tonë, që sipas të cilit është problematike.

Pjesë nga emisioni:

Zheji: Kemi humbur disa trena të rëndësishëm për të kaluar disa etapa… jemi akoma në pritje të hapjes së negociatave, pra jemi shumë larg.

Pavarësisht vetos bullgare, mendoj se nuk është vetëm faji i Bullgarisë por është ndoshta fakti që ne humbasim vazhdimisht vende në luftën kundër korrupsionit, kështu do analizojë qëndrimin austriak.

Ngjela: Ne e kemi në favor sepse është veto bullgare jo për ne, por për RMV. Rama nuk pati do mundësi politike të shkëpuste RMV nga Shqipëria. Pse do jenë bashkë?! Ky është nonsens deri në këtë pikë, por fakti që ata vazhdojnë kjo është në favor. Mendoj se RMV është drejt shpërbërjes… sepse nuk fiton dot Shqipëria.

Koha pastaj varet kur do ta vendosë SHBA. Një pjesë do u shkojë bullgarëve, siç është menduar një opsion.

Zheji: RMV është një shtet artificial, pikërisht për të krijuar një kontenitor popujsh, dhe për të ndarë shqiptarët në sa më shumë komunitete. Në gjithë këto vite ka pasur shumë probleme, por nga ana tjetër fuqizimi i Bullgarisë kërkon të ketë autonomi të pjesës Maqedonase, dhe të bëhet reformim. Kjo krijon ngërç të madh. Se kuptoj pse është lidhur me Shqipërinë?!

Ndarja e RMV ka qenë varianti B, nëse nuk do gjendej marrëveshje. Nuk e di si do shkojë filli i saj. Nëse shpërbehet RMV, do hapte një diskutim të madh, praktikisht lumi Vardar do ishte kufiri natyral i RMV, kjo do ta forconte Shqipërinë, por ka pengesa të mëdha.

Ngjela: Bullgaria është në suazën e Uashingtonit, por Uashingtoni është më Shqipërinë, atëherë do ndahet Maqedonia, dhe e kemi në favor.

Do kemi dhe krizë greke për Epirin e jugut tonë, që thonë ata atje…