Në eksperiencën e saj prej fermeri, Inteligjenca Artificiale (IA) shfaqet fermerja më e mirë duke mbjellë borzilokun më të pasur në aromë pa asnjë modifikim ADN-je, por falë një algoritmi të të mësuarit automatik që ka përllogaritur miliona të dhëna për të gjetur kushtet optimale për të marrë aromën më të mirë.
Ky studim i bërë nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT), i publikuar në revistën shkencore “Plos One”, është hapi i parë i të ashtuquajturit kultivim kibernetik dhe tani studiuesit synojnë të rrisin aftësitë mjekësore të disa bimëve dhe të ndihmojnë mbjelljet që të përshtaten në ndryshimet klimatike.
Të drejtuar nga Arielle Johnson dhe Elliot Meyerson, studiuesit po përpiqen tani të krijojnë bimë borziloku më të pasura me substanca që ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve, si diabeti, si dhe të rrisin rendimentin e bimëve mjekësore si previnka e Madagaskarit, burimi i vetëm i disa molekulave kundër kancerit.
Një aplikim tjetër shumë i rëndësishëm i kultivimit kibernetik është përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike. Në këtë drejtim, grupi i shkencëtarëve po zhvillon eksperimente me pemët e lajthive për kompaninë shumëkombëshe “Ferrero”, që konsumon 25% të lajthive të mbjella në gjithë botën.