Bota Ish-partnerja e Jeffrey Epstein dënohet me 20 vjet burg

Ish-partnerja e Jeffrey Epstein dënohet me 20 vjet burg

Ghislaine Maxwell, e dashura dhe asistentja e Jeffrey Epstein është dënuar me 20 vite burg pas akuzave për trafik për çështje seksuale.

Maxwell rekrutoi vajza të reja për pedofilin miliarder Jeffrey Epstein, gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Ai abuzonte me vajza deri në 14 vjeç në pronat e tij në Nju Jork, Florida, Nju Meksiko dhe ishullin e tij privat në Ishujt e Virgjër të SHBA, Little St. James, i njohur nga vendasit si “ishulli i pedofilit”.

“Lidhja ime me Epstein do të më njollosë përgjithmonë”, tha ajo, duke shtuar se shpresonte se dënimi i saj do t’u lejonte viktimave “paqe në përfundim”. “Një dënim thelbësor që do të dërgojë një mesazh të pagabueshëm se ata që përfshihen në abuzimin seksual dhe trafikimin e viktimave të mitura do të jenë përgjegjës para ligjit”, tha gjykatësja e qarkut amerikan Alison J. Nathan gjatë leximit të dënimit.

Në Dhjetor, një juri dënoi Maxwell për trafik seksual, transportim të një të miture për të marrë pjesë në akte seksuale të paligjshme.

Sipas asaj që raporton “Sky News”, sjellja e Maxwell ishte jashtëzakonisht grabitqare. Ajo ishte një kriminele e sofistikuar dhe e rrezikshme, e cila rrëmbente vajzat e reja të pambrojtura, i dërgonte në sallone bukurie dhe më pas ishte Jeffrey Epstein që abuzonte më pas me ato.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Maxëell me 30 deri në 55 vjet burg, ndërsa departamenti i provës rekomandoi 20 vjet. Avokatët e Maxwell kërkuan një dënim më të butë nga 4,25 deri në 5,25 vjet burg.

Epstein vrau veten në një burg në Manhattan, në vitin 2019. Ai kishte qenë në pritje të gjyqit të tij për trafikim seksual. Krimet e Ghislaine Maxwell ndodhën midis viteve 1994 dhe 2004. Pedofili u deklarua fajtor në vitin 2008 për akuzat e prostitucionit, u padit për akuza federale të trafikimit në Korrik 2019.