Sport Ish-presidenti i Barcelonës: E ardhmja e Messi-t? Ju them ku do të...

Ish-presidenti i Barcelonës: E ardhmja e Messi-t? Ju them ku do të luajë…

Ish-presidenti i Barcelona-s, Joao Gaspart, ka folur për temat e nxehta në ambientin katalanas. Nga sfida e Champions League kundër Napolit te e ardhmja e Lionel Messi-t, shumë e diskutuar në këtë periudhë.

“Nuk e ndjek Serinë A me vazhdimësi, por mund të them se Napoli është një skuadër në gjendje ta vërë në vështirësi Barcelonën”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss.

“Nuk e dimë nëse do të luajë Insigne, por Gattuso do të ketë alternativa të nivelit të lartë. Barcelona-Napoli do të jetë një sfidë emocionuese”.

Në lidhje me të ardhmen e Messi-t: “Sinqerisht, e përjashtoj mundësinë që vitin e ardhshëm të luajë në Itali me Interin. Do të jetë akoma një lojtar i Barcelona-s, shpresoj edhe për tre vite të tjerë.

E vetmja mundësi është që të shkojë në Kinë pas Europës. Leo është shumë i zgjuar, përveçse është një kampion. Kërkon të jetë gjithmonë në nivelin maksimal”.