Kuriozitete Itali/ Përqafon të fejuarën në rrugë, gjobitet 400 euro

Itali/ Përqafon të fejuarën në rrugë, gjobitet 400 euro

Një përqafim në vendin dhe kohën e gabuar! Një djalë rreth 20 vjeç përqafoi të fejuarën e tij teksa po shëtiste në qendër të Pavia-s dhe u gjobit për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

I riu u ndëshkua nga patrulla e policisë së zonës me 400 euro, gjobë e cila ulet në 280 euro nëse paguhet brenda 30 ditësh. Si djali edhe e fejuara e tij ishin të pajisur me maska.

Në shtetin fqinj janë hapur të gjithë ndërmarrjet, bizneset, parukeritë, baret dhe restorantet. Por të gjithë duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social.