Kryesore Ja pse nuk u thye dot nga protestuesit dera e Kryeministrisë (FOTO)

Ja pse nuk u thye dot nga protestuesit dera e Kryeministrisë (FOTO)

Pamjet e sotme të televizioneve dhe foto të ndryshme nga protesta e opozitës, kanë fokusuar manifestuesit që tentojnë të thyejnë dhe rrëzojnë derën e kryeministrisë.

Por pas shumë përpjekjeve nga ana e tyre, duke e goditur me leva, dërrasa, mjete të forta dhe tulla trotuaresh dhe çdo gjë që iu dilte para, dera e godinës së qeverisë nuk është shembur në tokë.

Dera nuk është shembur pasi Garda e Republikës i kishte marrë masat, duke e blinduar derën.

Gjithçka për të shmangur një hyrje të mundshme të protestuesve në brendësi të selisë së qeverisë.

Më pas edhe gazi lotsjellës ka bërë që turma të largohej.