Extra Jennifer Lopez mund Jennifer Aniston dhe Victoria Beckham

Jennifer Lopez mund Jennifer Aniston dhe Victoria Beckham

Jennifer Lopez ka mundur Jennifer Aniston 52 vjeç dhe Victoria Beckham 46 vjeç, në vlerësimin e yjeve të showbizit më në formë mbi 40 vjeç.

Në listën e publikuar nga klinika estetike “Glowday” ishte dhe Kim Kardashian 40 vjeç.

E dyta në listën e yjeve që kanë sfiduar procesin e plakjes ishte Aniston, me 34 përqind, ndjekur nga Kim me 31 përqind, Will Smith me 30 përqind, Victoria me 28 për qind dhe bashkëshorti i saj David Beckham 45 vjeç, me 23 për qind.

Ky votim vjen pasi u pohua se Jennifer dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez ‘po bëjnë gjithçka që munden për t’i dhënë përparësi marrëdhënies së tyre’.