Extra Jennifer Lopez zyrtarizon lidhjen në Instagram me një puthje të zjarrtë

Jennifer Lopez zyrtarizon lidhjen në Instagram me një puthje të zjarrtë

Jennifer Lopez më në fund zyrtarizoi lidhjen me Ben Affleck në Instagram me anë të një postimi për ditëlindjen e saj. Në foto, këngëtarja dhe aktori ndanë një puthje pasionante në një jaht. Aktualisht, Jennifer po feston ditëlindjen e saj të 52-të në mënyrën më të ëmbël dhe luksoze të mundshme.

Lopez ka ndarë gjithashtu video teksa jahti lundron në Saint Tropez ku 52-vjeçarja ka spikatur për fizikun e saj. Dyshja janë arratisur së bashku drejt Francës për të festuar në privatësi të plotë. Jennifer dukej mëse në formë me një fustan të shkurtër që u pasua nga bikini të cilat i nxirrnin në pah trupin e përsosur.

Lopez dhe Affleck, të cilëve fansat iu referohen si “Bennifer”, ndodhen në një jaht super luksoz me vlerë 130 milionë dollarë, në të cilin po shijojnë lundrimin në ujërat mesdhetare.