Extra “Jeta fillon çdo mëngjes!” 12 shprehje motivuese që do t’ju bëjnë të...

“Jeta fillon çdo mëngjes!” 12 shprehje motivuese që do t’ju bëjnë të vlerësoni jetën

1- Me ditën e re vijnë forca dhe mendimet e reja. – Eleanor Roosevelt

2- Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Ekselenca, pra, nuk është një veprim, por një zakon. – Aristoteli

3- Jeta fillon çdo mëngjes. – Joel Olsteen

4- Në mes të vështirësive qëndron mundësia. – Albert Einstein

5- Një ditë pa të qeshura është një ditë e humbur kot. – Charlie Chaplin

6- Çdo mëngjes ne lindim përsëri. Ajo që ne bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi. – Buda

7- Çfarë ka në anën tjetër të frikës? Asgjë. – Jamie Foxx

8- Askush nuk ju detyrohet për asgjë. – Amelia Boone

9- Nëse po ndryshoni botën, jeni duke punuar për gjëra të rëndësishme. Do të jeni të lumtur për t’u çuar çdo mëngjes. – Larry Page

10- Nëse doni të bëni ëndrrat tuaja realitet, gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjoheni. – J.M. Power

11- Kur ngriheni çdo mëngjes, mendoni se çfarë privilegji i paçmuar është që jeni gjallë; që merrni frymë, që mendoni, që shijoni jetën dhe që dashuroni. – Marcus Aurelius

12- Bota ndryshon me shembullin tuaj, jo me mendimin tuaj. – Paulo Coelho