Bota Jetuan dy vrasës serialë dhe humbën jetën 16 persona, “Hoteli i Vdekjes”...

Jetuan dy vrasës serialë dhe humbën jetën 16 persona, “Hoteli i Vdekjes” do të rihapet

Hoteli Cecil nuk mbahet mend se iu ka dhënë klientëve të tij gjumin më të paqtë gjatë natës.

Godina me 600 dhoma në rrethinat e Los Anxhelosit kujtohet se ka “mikpritur” për një kohë të gjatë dy vrasës serialë si dhe 16 persona të tjerë kanë vdekur në mënyrë misterioze mes vrasjeve dhe vetëvrasjeve që nga përurimi i tij në 1920.

E kaluara e tmerrshme e ndërtesës ka frymëzuar shumë filma, teatro si dhe serialin e ri të Netflix “Crime Scene: The Vanishing at the Cecil Hotel”, i cili në serinë e parë u fokusua te vdekja e studentes 21-vjeçare Elisa Lam, e cila u gjet e zhveshur në depozitën e ujit të hotelit.

Por së shpejti mund të rezervoni sërish një dhomë në hotelin famëkeq të Amerikës pasi disa investitorë dorëzuan dokumentet në Këshillin Bashkiak të Los Anxhelosit, si pjesë e planeve për rinovimin dhe rihapjen e tij, me shumë mundësi në fund të këtij viti.