Juventusi nuk tërhiqet dhe kërkon të rrëmbejë Marash Kumbullën nga Verona. I riu po paraqitet shumë mirë me skuadrën bardhezi dhe nuk ka çaluar për asnjë moment. Ai së bashku me Amir Rrahmanin kanë krijuar një dyshe solide me njëri-tjetrin dhe po luajnë mirë.
Shqiptari nuk është për herë të parë në radarët e Juventusit, pasi dhe më herët torinezët kanë dashur ta afrojnë në ekipet e moshave. Marrëveshja me Hellas Veronën nuk është arritur, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar krejtësisht.
Çmimi i Kumbullës është i majmë dhe Verona pret të ulet në tavolinë me Juventusin. Drejtori sportiv Tony D’amico do që të bisedojë me kampionët dhe të shesë të riun në Torino.