Kryesore Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Një javë pas atentatit ndaj mjetit që ai drejtonte, ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.

30-vjeçari ndërroi jetën pasditen e sotme te Spitali i Traumës në Tiranë, pas komplikacioneve.

Ai u plagos rëndë në atentatin e 1 nëntorit, pasi plumbat e kishin kapur në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.

Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tirane, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ai kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë.

Ngjarja ndodhi të premten e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit. Në këtë atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremi.