Bota Ka ende shpresë për Afganistanin, forcat e stërvitura nga SAS i bashkohen...

Ka ende shpresë për Afganistanin, forcat e stërvitura nga SAS i bashkohen rezistencës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të enjten se një rezistencë e armatosur ndaj talebanëve, e cila përfshin forcat e stërvitura nga SAS (Forcat Speciale të ushtrisë britanike) në Afganistan, po formohet në luginën Panjshir.

Zyrtari rus konfirmoi gjithashtu se rezistenca drejtohej nga zv.presidenti i rrëzuar Amrullah Saleh dhe Ahmad Massoud, djali i një luftëtari të njohur anti-taleban.

Raportet pohojnë se midis luftëtarëve të drejtuar në Panjshir janë anëtarë të forcave speciale afgane të stërvitura nga SAS, që besohet të jenë më të mirët e më të mirëve që ushtria afgane ka për të ofruar.

“Talebanët nuk kontrollojnë të gjithë territorin e Afganistanit”, u tha Lavrov gazetarëve në një konferencë shtypi në Moskë, pas një takimi me homologun e tij libian.

The Sun shkruan se forcat afgane të cilat janë ende të vendosura për të vazhduar luftimet, po rigrupohen në Luginën Panjshir, një zonë vetëm 80 milje në veri të Kabulit.

Panjshir është e vetmja nga 34 provincat e vendit që nuk ka rënë në duart e fanatikëve fetarë.

Çdo ushtar ose polic që dëshiron të marrë armët kundër talebanëve, po nxitet të mblidhet në Panjshir, ku nënpresidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh e ka shpallur veten udhëheqës të ligjshëm të vendit.

Në një mesazh në Twitter për Afganët, Saleh tha: “Bashkohuni me rezistencën. Unë kurrë, kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të përkulem para terroristëve talebanë.”

Ai është zotuar se do të rezistojë, pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, ku thuhet se u arratis me 169 milionë dollarë.

Sipas raportimeve, grupeve të rezistencës i janë bashkuar komandot afganë dhe forcat speciale, të cilët po zotohen të luftojnë deri në “pikën e fundit të gjakut“.

Të trajnuar Britania ata konsiderohen nga më të mirët e më të mirëve.

“Ne jemi mijëra dhe shumë të tjerë po vijnë. Kemi edhe njerëz vendas,” tha një burim për The Sun Online.

“Nuk është rezistencë e zakonshme. Është rezistenca e mijëra forcave të stërvitura që janë të njohur me çdo pëllëmbë të tokës dhe që kanë përvojë të shkëlqyer në luftimin e terroristëve në 20 vitet e fundit. Unë nuk do të vdes para se të shkatërroj talebanët. Ne do të luftojmë deri në plumbin e fundit.”

Sidoqoftë, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë u rrëzua, shumë prej trupave elitare tani janë fshehur ose janë nisur për në Panjshir.

Panjshir – që do të thotë pesë luanë në persisht – është përshkruar si një “kështjellë natyrore” për shkak të anëve malore të luginës dhe rrugëve të ngushta, të bllokuara tani nga rojet dhe pikat e kontrollit.