Politika Kandidatët e Bindjes Demokratike, Cara i PD në Durrës, Mezini në Vlorë

Kandidatët e Bindjes Demokratike, Cara i PD në Durrës, Mezini në Vlorë

Igli Cara, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe ish-deputet i saj, i është bashkuar Bindjes Demokratike të koordinuar nga Astrit Patozi dhe pritet të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës.

Largimi i Carës drejt Bindjes Demokratike shënon edhe rrjedhjen e parë nga forumet drejtuese të PD drejt partisë së Patozit, vetëm pak ditë nga zyrtarizimi i saj.

Cara ka drejtuar edhe degën e PD në Durrës. Po ashtu, pritet që ish-anëtarja tjetër e Kryesisë dhe Këshillit të PD, Valbona Mezini, e cila po koordinon marrëdhëniet e Bindjes Demokratike me median, të kandidojë për Bashkinë e Vlorës, ku socialistët do rikandodojnë kryebashkiakun aktual, Dritan Leli.