Politika KAS vendos: Rinumërim votash për Bashkinë e Belshit

KAS vendos: Rinumërim votash për Bashkinë e Belshit

Në Bashkinë e Belshit do të rinumërohen votat e hedhura më 14 Maj në kutitë e votimit për kryebashkiak.

Ky është vendimi që ka dhënë KAS pas mbledhjes ditën e sotme. Votat do të rinumërohen ditën e nesërme në orën 13:30.

Bashkia e Belshit u fitua nga socialisti Arif Tafani me diferencë të ngushtë votash kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi.