Kryesore Katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete

Katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm katër qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: dy raste në Tiranë, nga një rast në Durrës dhe në Vaun e Dejës.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 124 pacientë aktivë me Covid19.