Kryesore Katër viktima dhe 127 raste të reja me COVID-19

Katër viktima dhe 127 raste të reja me COVID-19

Katër humbje jetë dhe 127 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri sa i takon luftës me COVID-19.

Bashkë me katër jetët e humbura gjatë ditës së fundit, Shqipëria numëron 384 viktima të shkaktuara nga koronavirusi.

Nga ana tjetër 103 persona janë shëruar, duke e çuar në total numrin e personave të shëruar në 7 732 persona.

Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 190 pacientë, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

Deri tani, Shqipëria numëron mbi 13 500 persona të infektuar nga COVID-19.