Showbiz Këngëtarja shqiptare: Gjoksin e kam të bukur, e nxjerr sa herë të...

Këngëtarja shqiptare: Gjoksin e kam të bukur, e nxjerr sa herë të dua

Javën e kaluar ajo u kritikua për zbulimin më shumë seç duhet të gjoksit në spektaklin YFSF me një fustan të kuq me dekolte.

Dhe këtë javë Albërie Hadërgjonaj u paraqit e veshur me një këmishë të bardhë, por ky detaj nuk i shpëtoi anëtarit tjetër të jurisë, Arian Çanit, i cili e cilësoi si një “dorëzim” para presionit të mediave.

Dhe për të treguar që as nuk e vret mendjen fare, Albëria filloi të zbulojë gjoksin duke e hapur mjaft shumë pjesën e përparme.

Ajo tha se nuk i interesojnë fjalët e njerëzve dhe se do e nxjerrë gjoksin sa herë të mundet, pasi mendon se ka të bukur.

 

“Nuk jam kompleksuar…. Unë karrierën time e kam ndërtuar mbi talentin në muzikë dhe jo mbi skandale. Vetëm vazhdoni flisni sa të doni, sepse më ndihmoni eci gjithnjë e më përpara. Gjoksin e kam të bukur dhe do ta nxjerr sa herë të mundem…!”, përfundoi Albëria duke u kthyer nga Çani.

collagelajvi