Bota Kërkesa për kryeministrin Johnson: Kthejini Greqisë skulpturat e Partenonit

Kërkesa për kryeministrin Johnson: Kthejini Greqisë skulpturat e Partenonit

Komiteti i Kongresit të Kongresit Amerikan për Çështjet Helenike i ka dërguar një letër kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të cilit i kërkon bisedime në lidhje me kthimin e skulpturave të Parthenonit që mbahen në Muzeun Britanik.

“Skulpturat në mermer kanë qenë burim i polemikave midis aleatëve perëndimorë për shumë dekada. Greqia ka kohë që ka kërkuar t’i kthehen mbrapsht”, thuhet në letër.

E firmosur nga 18 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara – si demokratë, ashtu edhe republikanë – letra i bëri thirrje kryeministrit Johnson “të negociojë me qeverinë greke me seriozitet për kthimin e skulpturave të Parthenonit në Greqi”.

Në letër thuhet se skulpturat duhej të ktheheshin në Greqi deri në vitin 2021, kur vendi feston 200-vjetorin e themelimit të shtetit modern grek pas çlirimit të tij nga sundimi osman.

“Ne mbetemi vlerësues të përpjekjeve dhe vullnetit tuaj të mirë në mbështetje të marrëdhënies historike të veçantë midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara dhe presim që ta forcojmë atë marrëdhënie përmes përmbushjes së çështjeve të tilla si kjo”, thuhet në letër.