Extra Rihanna për presidente e Barbados: Zëvendësja më e mirë mbretëreshës Elizabeth II

Rihanna për presidente e Barbados: Zëvendësja më e mirë mbretëreshës Elizabeth II

Sapo Barbados njoftoi planet të martën e kaluar, për të hequr monarken britanike, si kreun e tij të shtetit, shumë njerëz në media sociale ofruan atë që ata mendojnë se do të ishte një zëvendësim i përshtatshëm: Rihanna.

Këngëtarja e famshme, emri real i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka lindur dhe është rritur në Barbados. Nga këtu u zbulua talenti i saj që kur ishte adoleshente.

Ndjekësit po bëjnë thirrje që këngëtarja të zëvendësojë mbretëreshën Elizabeth II, si presidente e Barbados mes përpjekjes së ishullit për t’u bërë një Republikë në vitin 2021.

Barbados, i cili arriti pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në 1966, tha se synon të “hedhë hapin tjetër logjik drejt sovranitetit të plotë dhe të bëhet një Republikë në kohën kur feston 55-vjetorin e Pavarësisë”.

Megjithëse Barbados fitoi pavarësinë nga sundimtari i tij kolonial dekada më parë, vendi qëndroi i lidhur me monarkinë, me Mbretëreshën Elizabeth II, si sundimtare ligjore praktike, por jo politike.

Një fjalim i shkurtër nga kryeministrja Mia Mottley dhe lexuar nga Guvernatorja e Përgjithshme, Sandra Mason, u shpreh: “Barbadianët duan një president të Barbados. Kjo është deklarata përfundimtare e besimit në atë që jemi dhe në atë që jemi të aftë të arrijmë.” Menjëherë pas këtij postimi fansat vërshuan me komente duke përmendur emrin e Rihanës si presidente të Barbados.