Aktualitet Kërkohet ekzaminim: A është i sëmurë mendor monstra e Selenicës?

Kërkohet ekzaminim: A është i sëmurë mendor monstra e Selenicës?

Prokurori ka kërkuar ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme mendore.

Ndërkohë policia thotë se autori nuk ka pasur kartelë mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shkak i masakrës ishin akuzat që pjesëtarë të familjes Zykaj kishin akuzuar autorin Ridvanin si autor të vjedhjeve.

“Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjesëtarë të dy familjeve ju informojmë se: Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të  DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë  hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24-vjeçarit në fshatin Resulaj.

Që prej momentit qe u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

Nga hetimet e deritanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje).

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron Policia.