Politika Kim kujton shpalljen “non grata” të Tom Doshit: Shqiptarët meritojnë më shumë

Kim kujton shpalljen “non grata” të Tom Doshit: Shqiptarët meritojnë më shumë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përsëritur edhe njëherë thirrjen që kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër.

Në një postim të radhës në Twitter, të cilin e shoqëron me vendimin e shpalljes “non grata” të Tom Doshit, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë më shumë se sa kjo.

“Ndërkohë që autoritetet zgjedhore në Shqipëri po përgatiten për zgjedhjet, ia vlen që të kujtohet ky vendim, i cili u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se sa kaq”, tha Kim.