Bota Kina ndalet për 3 minuta, përkujtohen viktimat e koronavirusit

Kina ndalet për 3 minuta, përkujtohen viktimat e koronavirusit

Jeta në Kinë ndalet sërish, por këtë herë për ti bërë homazh viktimave të koronavirusit. E shtuna u pagëzua si dita e kujtesës dhe në 10 të orës lokale i gjithë populli mbajti 3 minuta heshtje në ndërrim të mbi 3300 personave që humbën jetën nga Covid-19. Makinat, trenat dhe anijet u ranë borive ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Në Wuhan, epiqendra e pandemisë në kinë, nga ku virusi u përhap në pjesën tjetër të botës, të gjitha dritat rrugore në zonat urbane u bënë të kuqe në orën 10:00, dhe trafiku u ndal për 3 minuta. “Për 80 ditë luftuam mes jetës dhe vdekjes dhe më në fund siguruam fitoren. Kjo nuk ishte aspak e lehtë. Vetëm ata që ishin në frontin e parë të betejës përjetuan vërtet atë që ndodhi”, tha Gui Yihong, vullnetar mjekësor.

Qeveria kineze e cilësoi ngjarjen si një mundësi për tu bërë homazh martirëve, në një referencë për 14 punonjësit mjekësore humbën jetën si pasojë e Covid-19. Mes tyre ishte edhe Li Wenliang, një mjek nga Wuhani që ngriti i pari alarmin lidhur me koronavirusin e ri, dhe për këtë u përndoq nga autoritetet kineze. Me lule të bardha në kraharor, Presidenti kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë i zhvilluan homazhet para godinës së qeverisë në Pekin. Ngjarja përkoi me festivalin vjetor të Qingming kur miliona familje nderojnë paraardhësit e tyre.

Gjatë javëve të fundit, kina ka lehtësuar masat kufizuese më besimin se e ka vënë nën kontroll pandeminë. Wuhani është hapur pjesërisht pas dy muaj izolim. Të shtunën vendi raportoi vetëm 19 raste të reja nga 31 që ishin një ditë më herët.