Aktualitet Kokainë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Kokainë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë në automjetin e tij.

I arrestuari identifikohet si Taulant Mani, i cili banonte në Rimini, iu sekuestruan 2 kg lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, operacioni që u zhvillua pasditen e të enjtes, synonte goditjen e krimit të organizuar, sidomos trafikun e lëndëve narkotike.

Taulant Mani ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në momentin kur u ndalua nga karabinierët, të cilët ngritën dyshime pasi po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Sasia e kokainës dhe mjeti i Manit u vunë në sekuestro.