Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, organ që u krijua një ditë më parë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit të PD, u bënë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur sot nga Lulzim Basha.
Në njoftimin shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se Basha është shkarkua si kryetar dhe për rrjedhojë mbledhja e njoftuar për sot është nul.
Lulzim Basha ka thirrur sot në orën 15:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të Kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re!
Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.
Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjesë e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjesë e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!
Komisioni i Rithemelimit