Aktualitet Komiteti Teknik i Ekspertëve heq masat anti-Covid, rekomandon dozën e 4 të...

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq masat anti-Covid, rekomandon dozën e 4 të vaksinës

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë kufizimet kundër Covid-19, duke lehtësuar ndjeshëm masat.

Konkretisht, u vendos që të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave, por rekomandon që ato të mbahen në ambiente të mbyllura dhe të pa ajrosura.

Gjithashtu, është vendosur lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e lokaleve të natës.

Sa i përket hyrjes në territorin shqiptar, Komitetit ka vendosur që të mos kërkohet asnjë dokument për Covidin duke filluar nga data 1 Maj nga çdo pikë kufitare për hyrjen në vendin tonë.

Ndërkohë, për qytetarët mbi 60 vjeç është rekomanduar që të aplikohet doza e 4 e vaksinës.