Kryesore PS propozon 10 majin për raundin e parë për votimin e presidentit

PS propozon 10 majin për raundin e parë për votimin e presidentit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do shtyhet me disa ditë afati i negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai propozoi që më 10 maj të zhvillohet raundi i pari i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Do të propozoja që data 10 maj të ishte data e mbajtjes së raundit të parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që një maxhorancë i ka numrat për të zgjedhur presidentin dhe hyn në bisedime për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”, u shpreh Balla pas mbledhjes së Gurpit Parlamentar të PS-së.

Ai nënvizoi se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare duhet të bëhen pjesë.

“Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin. PS hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare për të zgjedhur një President të të gjithë shqiptarëve”, shtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.