Aktualitet Konflikt me armë në Shkodër, u qëllua ndaj dy vëllezërve

Konflikt me armë në Shkodër, u qëllua ndaj dy vëllezërve

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Shkodër mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, u qëllua me armë në drejtim të dy vëllezërve pas një sherri të çastit.

Konkretisht, pati konflikt mes Kristian Fermosit dhe dy vëllezërve Ardian e David Kiri. Fermosi qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kiri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Plumbat prekën makinën me targa angleze të vëllezërve.

Lidhur me këtë ngjarje Policia e Shkodrës ka arrestuar David Kirin. Ndërkohë shpallur në kërkim i dyshuari Kristian Fermosi, si dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës.