Bota Koreja e Jugut/ Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja...

Koreja e Jugut/ Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut njoftuan sot numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në 50 ditë.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) në Seul informoi se janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 10 450 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Për herë të parë që nga 20 shkurti, numri i infeksioneve të reja ra nën 30.

Qyteti Daegu, që ka qenë epiqendra e shpërthimit në vend, deri tani me 6 807 raste, për herë të parë nuk regjistroi asnjë rast të ri.