Kuriozitete Koronavirusi “ndan” dyqanin: Gjysma belge mbyllur, gjysma holandeze hapur

Koronavirusi “ndan” dyqanin: Gjysma belge mbyllur, gjysma holandeze hapur

Një dyqan veshjesh në kufirin Belgjikë-Holandë ka bërë një qasje unike ndaj krizës së koronavirusit dhe masave që merren për shkak të tij

Pronarët janë detyruar të mbyllin gjysmën e dyqanit të tyre për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, por duke e mbajtur me gëzim pjesën në territorin holandez të hapur për biznes.

Dyqani “Zeeman” në komunën e Baarle-Nassau, ku kufiri ndan rrugët në gjysmë, mori këtë vendim unik pasi qeveria federale belge urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore.

Asnjë nga rrobat në anën belge të dyqanit nuk janë në dispozicion për blerje por gjysma e dyqanit në Holandë vazhdon të mirëpresë klientët pasi qeveria holandeze ka bërë thirrje vetëm për distancë fizike.