Aktualitet Koronavirusi në Shqipëri: 333 të prekur, 18 viktima

Koronavirusi në Shqipëri: 333 të prekur, 18 viktima

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai është një 67-vjeçar nga Tirana. Viktima ishte shtruar në spital prej 13 ditësh. Ai ishte intubuar dhe hemodializën e kryente brenda spitalit Infektiv. 67-vjeçari bëhet viktima e 18 e koronavirusit në vendin tonë.

Ditën e sotme është regjistruar edhe numri më i lartë i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 29 raste të reja. Numri total i të prekurve ka shkuar në 333 raste.

Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 orët e fundit u testuan 216 persona të dyshuar, që përbën kështu edhe numrin më të lartë të testimeve për 24 orë në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë ditësë së fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Në spitalin infektiv është ulur numri i pacientëve. Atje ndodhen 66 pacientë 6 prej të cilëve në terapi intensive dhe njëri është intubuar. Ndërkohë në Spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” ka 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë intubuar.

Harta e të infektuarve:

Tiranë 157 raste

Durrës 33 raste

Lushnje 5 raste

Elbasan 9 raste

Fier 25 raste

Kavajë 8 raste

Rrogozhinë 4 raste

Korçë 16 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 31 raste

Lezhë 14 raste

Berat 1 rast

Has 9 raste

Krujë 5 raste

Tropojë 4 raste

Pukë 4 raste

Mirditë 3 raste