Aktualitet Koronavirusi në Shqipëri, 9 të shëruar në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 9 të shëruar në 24 orët e fundit

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook në mesnatë, ka bërë të ditur se janë shëruar nga koronavirusi edhe 9 persona.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, shkruan kryeministri. Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, bëri të ditur se janë 76 persona të shëruar dhe tashmë ky numër ka shkuar në 85 persona.

Sa i përket personave të prekur, janë konfirmuar 277 të prekur dhe 16 të vdekur.