Kryesore Molotov para Bashkisë së Tiranës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Molotov para Bashkisë së Tiranës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Këtë të martë është zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë hedhur sërish molotov, kapsolla e tymuese në drejtim të godinës.

Po ashtu në drejtim të bashkisë janë hedhur edhe vezë e sende të tjera.

Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat.

Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.

Kjo është protesta e disatë që zhvillohet para bashkisë.

Ato janë thirrur nga përfaqësuesit e “Aleancës për Teatrin” dhe opozita duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo për shkak se disa nga ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar edhe nga policia e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit.

Për këtë arsye deri në përfundim të protestës është bllokuar përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.