Extra “Edhe ti vëlla?!” Dua Lipa bën armik të serbëve legjendën Totti

“Edhe ti vëlla?!” Dua Lipa bën armik të serbëve legjendën Totti

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, postoi dy ditë më parë një foto të banderolës së famshme, që Ballist Morina shpalosi në Beograd në përballjen Serbi-Shqipëri.

“Autochthonous”, me figura qendrore Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, si dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, nuk është pritur mirë nga serbët.

Komentet në postimin e bërë nga Dua Lipa kanë qenë të shumta, me të parin Lorik Canën që tërhoqi vëmendjen. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë natën e përballjen me Serbinë dhe atë banderolë e ka mbrojtur me trupin e tij.

Gjithsesi në Serbi i tërbon diçka tjetër dhe është fakti që Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe e Romës e ka pëlqyer postimin e Dua Lipa. Media në Serbi nuk kanë ngurruar ta bëjnë lajm.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”. Edhe mediat e tjera serbe janë në të njëjtën linjë, duke cituar tërbimin e tifozëve serb me veprimin e bërë nga ish-kapiteni i Romës.