Bota Koronavirusi nuk kursen Vatikanin: Një kardinal rezulton pozitiv me COVID-19

Koronavirusi nuk kursen Vatikanin: Një kardinal rezulton pozitiv me COVID-19

Një kardinal i Vatikanit, thënë ndryshe zëvendësi i papa Françeskut për dioqezën e Romës, është duke u trajtuar në spital pas kontaktimit me koronavirus.

”Kardinali Angelo De Donatis është i pari që ka kontaktuar me sëmundjen e frymëmarrjes”, njoftoi sot ”Vatican News”, platforma e medias e Vatikanit.

”Kardinali ka ethe, por gjendja e tij është e mirë”, tha dioqeza e Romës në një deklaratë.

Ai po kurohet në një klinikë në Romë që zakonisht përdoret për të trajtuar papët.

”Papa Françesku, i cili mban titullin e peshkopit të Romës, nuk ka pasur asnjë kontakt të fundit me De Donatis”, tha ”Vatican News”.