Politika Koronavirusi, Rama: Shmangni sa më shumë telebroçkullat që ushqejnë panikun

Koronavirusi, Rama: Shmangni sa më shumë telebroçkullat që ushqejnë panikun

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin lajmet që përhapin panik dhe të ndjekin këshillat e thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk ka vend për panik! Ju lutem, ndiqini këshillat e thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku”, shkruan Rama në Facebook.