Bota Koronavirusi, Rusia do të ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Koronavirusi, Rusia do të ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Qeveria ruse po fillon të shtrëngojë dita ditës masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Pas urdhrit që të moshuarit të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre, Kremlini zyrtar ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare për pasagjerët.

Kjo masë do të hyjë në fuqi në 27 mars dhe për këtë gjë janë njoftuar të gjitha kompanitë ajrore që operojnë në vend. Megjithatë qeveria ka marrë parasysh dhe lejimin e disa fluturimeve për kthimin e shtetasve rusë që janë ende jashtë vendit.

Rusia raporton një numër të vogël personash të prekur nga koronavirusi dhe megjithatë ditët e fundit ka nisur ndërtimin e një spitali të posaçëm me 1000 shtretër për personat e prekur nga ky virus.