Politika Koronavirusi, Spanja lejon qëndrimin përtej afateve

Koronavirusi, Spanja lejon qëndrimin përtej afateve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme.

Po ashtu, për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.